Bota 13 June 2025, 14:33 Nga VNA

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë pas sulmeve ndaj Iranit – Alarm global për sigurinë, qytetarëve u kërkohet vigjilencë maksimale

Ndaje në Whatsapp
Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë pas sulmeve ndaj Iranit

Pas nisjes së një vale të re sulmesh të gjera ajrore ndaj Iranit, autoritetet izraelite kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme sigurie, duke mbyllur përkohësisht të gjitha ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike të Izraelit në mbarë botën. Po ashtu, është pezulluar ofrimi i të gjitha shërbimeve konsullore, përfshirë ndihmën ndaj qytetarëve në nevojë nëpër vendet ku ndodhen.

Vendimi është marrë në kuadër të rrezikut të shtuar ndaj personelit diplomatik dhe shtetasve izraelitë jashtë vendit, pas përshkallëzimit dramatik të tensioneve me Iranin. Ministria e Jashtme e Izraelit i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve izraelitë që ndodhen jashtë territorit kombëtar, të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo shfaqje të simboleve izraelite apo hebraike në ambiente publike, dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale të sigurisë, sidomos në rastet kur ndodhen në situata të dyshimta apo potencialisht të rrezikshme.

Për më tepër, Ministria ka kërkuar nga të gjithë izraelitët që ndodhen jashtë vendit të plotësojnë një formular zyrtar, ku raportojnë vendndodhjen dhe gjendjen e tyre aktuale. Kjo është një masë që është përdorur edhe në situata të mëparshme krize, siç ishte rasti pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, për të lehtësuar koordinimin në kthimin e rezervistëve apo organizimin e fluturimeve të posaçme për evakuim në rast nevoje.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende informacion se për sa kohë do të zgjasë mbyllja e përfaqësive diplomatike, por theksojnë se vendimi është i përkohshëm dhe varet nga evoluimi i situatës së sigurisë.

Kjo masë ekstreme shënon një nivel të lartë të alarmit diplomatik dhe ushtarak dhe vjen në një moment kur bota ndodhet në një klimë të pasigurisë së rritur, mes konflikteve të hapura në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimeve të vazhdueshme mes Izraelit dhe Iranit, dy vende me potencial për të zgjeruar konfliktin në rajon dhe përtej.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme