Bota 12 June 2025, 21:59 Nga VNA

Air India konfirmon 241 viktima në aksident

Ndaje në Whatsapp
Air India konfirmon 241 viktima në aksident

Air India sapo ka publikuar një deklaratë duke konfirmuar se 241 persona në bord të avionit janë vrarë. Kompania ajrore shton se “i mbijetuari i vetëm” po trajtohet në spital.

Numri zyrtar i të vdekurve do të publikohet sapo të përfundojë testi i ADN-së, thotë ministri.

Testi i ADN-së i viktimave të rrëzimit të aeroplanit është duke u zhvilluar aktualisht, thuhet në një njoftim për shtyp nga Ministri i Brendshëm Indian Amit Shah.

Shah, i cili tani ka vizituar vendin e rrëzimit pasi foli më parë me të mbijetuarit në spital, thotë se vetëm pasi të përfundojë testimi i ADN-së do të publikohet një numër zyrtar i të vdekurve.

“Në emër të qeverisë së Indisë, qeverisë së Gujaratit dhe kryeministrit, shpreh ngushëllime të thella për të gjithë ata që humbën jetën”, thuhet në deklaratë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme