Histori të harruara 20 July 2025, 20:56 Nga VNA

Arshi Pipa, Sigurimi i Shtetit e ndoqi për 44 vjet

Ndaje në Whatsapp
Arshi Pipa, Sigurimi i Shtetit e ndoqi për 44 vjet

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, përkujtohet  figura poliedrike të Arshi Pipës – intelektual, arsimtar, poet, gjuhëtar, kritik letrar, përkthyes dhe një ndër zërat më të guximshëm të mendimit të lirë shqiptar.

Themelues i organit “Bota e Re” së bashku me Mitrush Kutelin, të dy u përjashtuan nga letërsia zyrtare për shkak të qëndrimit antikomunist dhe u dënuan me burg. Pipa vuajti në kampet e punës së detyruar, përfshirë këneta e Maliqit, ku, në fshehtësi, nisi të shkruajë vargjet e burgut mbi letra cigaresh.

Pas arratisjes në vitin 1957, u vendos në SHBA, ku botoi veprën “Libri i Burgut”, një dëshmi e rrallë e jetës në diktaturë, e sjellë përmes poezisë.

Sigurimi i Shtetit e ndoqi për 44 vjet. Dosja për ndjekjen e tij u hap më 29 prill 1960 dhe u mbyll vetëm në vitin 1992, duke përfshirë edhe survejimin e 35 personave të afërt në Shqipëri, si dhe kontakte të tij në SHBA.

Arshi Pipa mbetet një simbol i rezistencës intelektuale, i mendimit të lirë dhe i kujtesës që nuk duhet të shuhet.

Burimi: Autoriteti i Dosjeve

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme