Histori të harruara 20 Korrik 2025, 08:38 Nga VNA

Historia e panjohur e Tiranës, ‘Qytetit të munguar’: Ishte Esat Pash Toptani, që në vitin 1907, ndryshoi ‘fytyrën’ e ‘Pazarit të vjetër’, duke i kërkuar tregtarëve tiranas që të përshtateshin me kohën

Ndaje në Whatsapp
Historia e panjohur e Tiranës, ‘Qytetit të munguar’: Ishte

“Pazari i Ri”, i ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Tefta Tashko” dhe “Hoxha Tahsim”, është gjurmë e re në territorin e Tiranës. Do të ishte viti 1928, i cili do të ndante aktivitetin tregtar të “Pazarit të Vjetër”, pasi edhe pse me kapacitet prej afro 800 dyqanesh, duke spostuar produktet e fshatit, perimet frutat dhe mishin, në një vendndodhje të re, do të lehtësohej menaxhimi i tij. “Pazari i Ri” u ndërtua afër atij të Vjetrit në verilindje të tij, në sheshin e ashtuquajtur ‘Parthern’ ku do të ndërtoheshin 60 dyqane. Vetëm pas vitit 1939, do të merrte emrin “Pazari i Ri”, të cilin e mban ende sot.

“Pazari i Vjetër” i Tiranës, i quajtur ndryshe “Çarshia e Tiranës”, lindi bashkë me qytetin dhe i dha Tiranës karakterin tregtar përgjatë shekujve. Për gati 300 vjet, Pazari u zhvillua si qendra ekonomike e qytetit, pikëtakimi i ndodhur në kryqëzimet e rrugës së “Dibrës”, me të “Durrësit”, të “Shkodrës” me të “Elbasanit”, ishte pozicioni më i favorshëm, për të zhvilluar tregtinë ndërqytetëse.

Aktiviteti tregtar njohu lavdinë e tij në fund të viteve 1800, kur kapaciteti arriti 727 dyqane. Çdo rrugë kishte profesionistët e vet, kështu qytetari e dinte ku do të shkonte dhe çfarë do të gjente në secilën prej tyre. Ishte Esat Toptani, që në vitin 1907, ndryshoi “fytyrën” e “Pazarit”, duke i kërkuar tregtarëve të përshtateshin me kohën, duke shtruar fillimisht me kalldrëm rrugicat pazarit e, më pas deri tek vendosja e qepenave modern, në dyer dhe dritare.

Një vendim i dhjetorit të vitit 1959 (kohë kur në Shqipëri ishte instaluar regjimi komunist), do të njoftonte prishjen e “Pazarit të vjetër”, pa asnjë sqarim ndaj pronarëve të dyqaneve. E drejta për të reaguar ishte e mohuar, kështu reagimet ishin spontante dhe të pa organizuara në formë greve apo tubimesh.

“Pazari” u shemb më 19 dhjetor 1959, duke i lënë vendin ndërtimit të Pallatit të Kulturës. Dyqanet që prej tre shekujsh ushtronin aktivitetet në atë “Pazar”, nuk u spostuan dhe për ato nuk pati asnjë plan se ku do të zhvendoseshin, shumë pak prej tyre arritën të gjejnë hapësira alternative. Shkatërrimi i tij për komunitetin tiranas, ende sot është një plagë e cila nuk është shëruar.

Qyteti humbi zemrën e tij. “Pazari”, duke jetuar si qytezë brenda qytetit, funksiononte si hapësira më e madhe publike, si pikëtakim dhe pikë referimi për banorët.

Karakteri tregtar i “Pazarit të Vjetër”, ku shiteshin nga zejet e bakrit e, deri tek të linjat e qëndisura me ar, nuk gjeti vend në “Pazarin e Ri”, i cili që në gjenezë u konceptua si zgjatim i “Pazarit”, pa pasur si qëllim zëvendësimin e tij. “Pazari i Ri”, ruajti karakterin e tij fillestar, atë të fruta perimeve dhe markatës së peshkut e mishit.

Hotel “Vjosa”, një gjurmë tjetër dhe pikë referimi e “Pazarit të Ri”, u shkatërrua në Prill 2019, ndërsa gjurmët e fundit të mbetura nga dyqanet e “Pazarit të Vjetër”, “Rruga Broadway”, u shembën në maj 2020, për t’i lënë vendin ndërtimit të një kullë shumëkatëshe, si kokë njeriu.

“Pazari i Ri”, u rijetëzua me një investim të Fondit Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit, nisur në vitin 2011 dhe inauguruar më 14 mars 2017. Rikualifikimit i Pazarit është arritur pas tre lloje ndërhyrjesh:

1) Rikonceptimi e ndërtim i Markatës së Gjelbër (markata e fruta-perimeve.

2) Rikonstruksioni i objekteve ekzistuese, duke përfshirë këtu dhe Markatën e Mish-Peshkut.

3)Restaurim i objekteve të shpallura Monumente Kulture. Autori i këtij investimi (AADF), me një kapital prej 3 milion USD, në Bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Qeverinë shqiptare, kishte për qëllim të projektit Zhvillimin e zonës për Turizëm – TID Tirana.

Projekti përfshinte ndërhyrjet në rikonstruksionin e hapësirës publike dhe disa godinave private të shpallura monument kulture e kategorisë së dytë. Projekti rikonceptoi hapësirën urbane, duke trajtuar dyshemenë dhe fasadat e objekteve që rrethonin sheshin. Zona të pashfrytëzuara ose të menaxhuara keq, dolën në dritë, duke u bërë pjesë integrale e këtij ansambli urban.

“Pazari i Ri”, sot është zonë këmbësore e Tiranës, dhe funksionon si qendër tregtare e hapur me restorante, bare dhe markatën e peshkut në qendër të tij, dhe markatën e fruta perimeve. Kjo ndërhyrje, ka sjellë ndryshime të dukshme në zonë, ku edhe pse qëllimi kryesor është “Pazari”, me tregtinë si element dominant të hapësirës publike, peshën më të madhe të klientëve në zone, e kanë kryesisht baret dhe restorantet e zonës.

Në momentin e inaugurimit, zona e “Pazarit të Ri” kishte 15 monumente kulture të mbrojtura me ligj, një pjesë e së cilave janë restauruar dhe vënë në funksion publik./ Memorie.al

 

Lexo gjithashtu

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme