Histori të harruara 28 June 2025, 19:34 Nga VNA

35 vjet nga eksodi masiv, rrëfimi i Musa Hoxhës: Pse zgjodha portën e ambasadës çeke për të ikur nga Shqipëria

Ndaje në Whatsapp
35 vjet nga eksodi masiv, rrëfimi i Musa Hoxhës: Pse zgjodha

Musa Hoxha ishte 36 vjeç kur la Shqipërinë dhe kaloi portën e çelur të ambasadës çeke në Tiranë, një mbrëmje korriku të vitit 1990. Largimi i tij përkon me hyrjen masive të shqiptarëve në ambasadat e huaja në vend, kryesisht në ato gjermane, italiane, franceze, hungareze etj.

Musai u arrestua në moshën 24-vjeçare për “agjitacion e propagandë”, sepse në një bisedë gjatë orës së lirë me shokët në ushtri, teksa shikonin një koncert televiziv me valle çeke, kishin lëvduar bukurinë e kërcimtareve.

Pas katër vitesh në burgun mizor të Spaçit, Musa punonte në një fabrikë, por ishte ende nën vëzhgim nga Sigurimi i Shtetit dhe vazhdonte të ndihej i kërcënuar nga ndonjë “akuzë qesharake që mund të sajohej nga momenti në moment”. Siç shprehet pas leximit të dosjes së tij:

“Kam qenë aq pranë një arrestimi të dytë, që do të kishte qenë fatal për mua dhe familjen time.” Rënia e murit të Berlinit ishte për të një lehtësim shpirtëror. Ai ndjeu se këtë herë gjërat mund të ndryshonin.

Kishte nisur hapja e ambasadave të huaja për azilkërkuesit politikë dhe Musa u mbush me shpresë, sidomos pasi dëgjoi edhe kryeministrin italian të kohës, Giulio Andreotti, të shprehej publikisht në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë që kërkonin azil në ambasadat perëndimore.

“Edhe unë mendova të futem te ambasada çeke. Mendova se ishte më e lehtë për mua të hyja në ambasadën e një vendi ku presidenti i tij kishte qenë i dënuar për 5 vjet për agjitacion dhe propagandë — ashtu si unë. Thashë me vete: sido që të bëhet puna, vetë presidenti nuk do të më dorëzojë aq kollaj.”

"Pata fatin që ambasada çeke u largua e para. Me një fjalë, përfundova në Çeki, nga aty në Austri dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas përfundimit të dënimit në Spaç në vitin 1982, Musa ishte objekt i survejimit 2A për plot 9 vjet. U përndoq nga degët e Sigurimit të Elbasanit, Durrësit, Fierit dhe Tiranës.

Intervista me Musa Hoxhën  është realizuar nga përgjegjësja e projektit #BrunildaÇërraga dhe specialisti audio vizual #DorianZanaliu, dy vite më parë, në kuadër të përkujtimit të #50vjetorit të Revoltës së Spaçit.

35 vjet më parë, më 2 korrik 1990, një kamion me 36 persona shembi murin e ambasadës gjermane në Tiranë, në përpjekje për të kërkuar strehim politik. Kjo ngjarje shënoi fillimin e eksodit masiv të shqiptarëve.

Burimi: AIDSSH

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme