Histori të harruara 24 June 2025, 15:19 Nga VNA

Lec Kurti, kompozitori dhe diplomati i panjohur për shqiptarët

Ndaje në Whatsapp
Lec Kurti, kompozitori dhe diplomati i panjohur për shqiptarët

Lec Kurti lindi në qytetin e Shkodrës më 9 Maj të vitit 1884. Më pas do të shkonte të studionte për kompozicion dhe për diplomaci në Pesaro të Italisë deri në vitet 1916. Do të vazhdonte më tej studimet në fushën e muzikës në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia dhe më pas për Shkenca Politike në Romë. Lec Kurti është marë me krijimtari muzikore deri në vitin 1916 dhe më pas i kushtohet tërësisht veprimtarisë diplomatike dhe politike. Nga viti 1918 deri në vitin 1922, Lec Kurti ishte konsull në Bari. Në karrierën e tij diplomatike nuk do të mungonte edhe detyra e të ngarkuarit me punë në Athinë, të cilën e kreu deri në vitin 1927, ku dhe është dekoruar nga shteti grek, për kontributin e tij në marrëdhëniet mes dy vendeve. Lec Kurti ka qenë edhe nënkryetar i Parlamentit dhe Ministër i Arsimit në kohën e Mbretërisë. Detyra më e lartë diplomatike ishte ajo e përfaqësuesit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë (1927–1936). Pas kësaj do të ishte Konsull në Romë deri në vitin 1939. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, Lec Kurti do të ishte nënkyetar i Ballit Kombëtar dhe disa ditë përpara 29 nëntorit 1944, u largua përfundimisht nga Shqipëria. Për arsye politike, krijimtaria e Lec Kurtit është lënë tërësisht në harresë deri në ditët tona. Ndër dorëshkrimet e tij gjendet e para sonatë për piano, e para sonatë për violinë e piano, i pari kuartet harqesh dhe e para operë në historinë e muzikës shqiptare. Deri me sot, Lec Kurti rezulton të ketë kompozuar operën e pare shqiptare, operën "Arbëreshe" shkruar ne vitin 1912. Titullin e saj të parë e ka pasur "Mirashi dhe Marta". Krijimtaria e Lec Kurtit vijon me të tjera vepra si ‘‘Trio, për violinë, violonçel dhe piano”, kjo pjesë është shkruar në datën 6 mars të vitit 1914. Përveç këtyre veprave në krijimtarinë e bollshme të Lecit janë edhe “Quartetto”, në sol minor, për harqe, shkruar më 24 prill të vitit 1914. Pak ditë para përfundimit të Luftës Nacionalçlirimtare, Lec Kurti, si edhe shumë të tjerë nacionalistë shqiptarë, mori rrugën e “arratisë” për t´i shpëtuar ndëshkimit të komunistëve të cilët mbas Luftës së Dytë Botërore kishin marrë pushtetin në Shqipëri. Kjo sepse ai kishte mbajtur postin e nënkryetarit të Partisë së Ballit Kombëtar. Qeveria e Hoxhës kërkonte nga autoritetet italiane kthimin e tyre me çdo kusht prapa, në Shqipëri. Lec Kurti, duke qenë i pari shqiptar anëtar i Akademisë së Shkencave të Mbretërisë së Anglisë, kërkoi të shkonte në Londër për të biseduar me autoritetet e atij vendi për problemin mjaft të mprehtë të moskthimit nga autoritetet italiane të nacionalistëve të arratisur shqiptarë. Atëherë, u vendos që shqiptarët të mos ktheheshin, por edhe të mos qëndronin në Itali. Kështu, të gjithëve iu dha e drejta për të emigruar diku tjetër. Vdiq në Romë në dhjetor të vitit 1948. Që nga ajo kohë, muzika e tij ka mbetur akoma fare e panjohur për publikun e gjerë, madje edhe për profesionistët.

Lexo gjithashtu

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme