Në burgun e sigurisë së lartë në Qafë Bar, ku regjimi komunist mbante të izoluar rreth 500 të dënuar politikë me dënime mbi 25 vite, më 22 maj 1984 shpërtheu një nga aktet më të guximshme të rezistencës kundër regjimit totalitar.
Revolta nisi si refuzim ndaj punës së detyruar, por shumë shpejt u kthye në një thirrje për liri dhe demokraci, me thirrjet “Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë diktatori!” që tronditën kampin dhe përtej.
Të dënuarit Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolla refuzuan të dalin në punë. Më pas, Sokol Sokoli dhe Sokol Progri u bënë zëra qendrorë në organizimin e mosbindjes dhe protestës. Një grup i përbërë nga rreth 24 të burgosur u ngrit me guxim kundër dhunës dhe mizorisë, duke u përballur me forcat e policisë dhe më pas me civilë të armatosur të thirrur nga rrethet përreth për të shtypur revoltën.
Dhuna që pasoi ishte brutale. Disa të burgosur u ekzekutuan pa gjyq, të tjerë u dënuan me burgime të reja të rënda. Revolta u shua, por mesazhi i saj jeton si simbol i kurajos përballë një regjimi të pamëshirshëm.
Pjesëmarrësit kryesorë në revoltë dhe dënimet e tyre:
• Sokol Sokoli – Pushkatim
• Tom Ndoja – Pushkatim
• Sokol Progri – 25 vjet burg
• Vllasi Koçi – 25 vjet burg
• Martin Leka – 16 vjet burg
• Haxhi Baçinozi – 21 vjet burg
• Bajram Vuthi – 15 vjet burg
• Ndue Pisha – 25 vjet burg
• Lush Bushgjoka – 12 vjet burg
• Kostandin Gjordeni – 10 vjet burg
• Lazër Shkëmbi – 12 vjet burg
• Hysen Tabaku – 11 vjet burg
Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u ekzekutuan barbarisht. Trupat e tyre u zbuluan në vitin 2011 në një vend të izoluar pranë antenave të Radio Shkodrës, dhe më pas u dekoruan nga Presidenti i Republikës me Medaljen e Artë të Shqiponjës, si Martirë të Demokracisë.
Burimi : Arkiva e AIDSSH
Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit.
I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi.
I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat.
“NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.