Histori të harruara 17 May 2025, 09:54 Nga VNA

Vexhi Buharanë: “Kurrë mos e thashtë Zoti t’ia japë Sigurimit vëllaznit e mi”

Ndaje në Whatsapp

“Unë nuk e pranojë kurrë dhe kurrë mos thashtë Zoti që të marrë në qaf’ vëllaznit e mijë që t‘i denoncoj dhe t’ja japë Sigurimit, kurrë jo, edhe sikur të më pushkatojnë”.

Me këto fjalë përkthyesi i madh dhe dijetar, i përndjekur nga regjimi komunist, lindur në Veterrik të Beratit në maj të vitit 1919, i survejuar për dekada nga Sigurimi,  refuzoi të bashkëpunonte, varësisht presionit të policisë sekrete.

Buharaja nuk hoqi dorë nga identiteti i tij fetar dhe as nga ndihma për familjet e të dënuarve. Përkthyes i "Shahnamesë" dhe veprave të Naimit e Hasan Tahsinit, një pjesë e përkthimeve të tij u botuan pa emrin e tij – të tjetërsuara.

Buharaja mbeti një figurë që gërshetoi kulturën orientale me shpirtin kritik, përkthyes i klasit të parë dhe qëndrestar i heshtur.

Vexhi Buharaja lindi në Veterrik të Beratit në maj të vitit 1919, në një familje të shtresës së mesme qytetare. I ati ishte hoxhë në zonën e Beratit, edhe Vexhiu ndoqi rrugën fetare. Në 1933-1943 studioi në Medresenë e Tiranës, ku mori formim fetar. Pas mbarimit të Medresesë, në janar të 1944, filloi punë si nëpunës pranë zyrës së Vakëfit në Berat. Vexhiu kishte formim të mirë kulturor, fliste dhe shkruante mirë shqipen dhe disa gjuhë të huaja, si frëngjisht, anglisht, italisht, arabisht, persisht, turqisht dhe osmanishten e vjetër, etj.

Sipas dosjes formulare nr. 2191/5200 të Sigurimit të Shtetit për Vexhi Buhananë, “gjatë regjimit zogist nuk u mor me çështje politike. As gjatë luftës, fillimisht nuk pati ndonjë angazhim të tij, por nga 1944, nisi të shoqërohej me anëtarë të Ballit Kombëtar dhe vetë do të anëtarësohej në Rininë e Ballit Kombëtar të Beratit. Me futjen e forcave partizane në Berat, u arrestua nga forcat e Korpusit të dytë dhe qëndroi në burg për katër muaj”.

Burimi: Autoriteti i Dosjeve

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme