Bota 18 Janar 2025, 17:12 Nga VNA

Armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit fillon një ditë para inaugurimit të zotit Trump

Ndaje në Whatsapp
Armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit fillon një ditë

Qeveria izraelite miratoi armëpushimin në Gazë për lirimin e pengjeve në orët e hershme të së shtunës dhe marrëveshja mund të fillojë të zbatohet që nga e diela, një ditë para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë zyrtarisht detyrën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Shtëpia e Bardhë, Patsy Widakuswara njofton rreth asaj se si administrata e ardhshme mund të ndikojë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje shumëfazëshe dhe rolin e zotit Trump në arritjen e saj.

Familjet në Gazë, të cilat jetojnë në kampe refugjatësh, shpresojnë se do mund të kthehen në shtëpitë e tyre të dielën, në momentin kur fillon zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit dhe për lirimin e pengjeve.

“Do ta marr çadrën time, do t’i largojë rrënojat e shtëpisë dhe do ta vendosë çadrën aty”, thotë palestinezi i zhvendosur, Oum Khalil Bakr.

Do të jetë përgjegjësi e administratës së ardhshme të Presidentit Trump dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’i detyruar palët ta zbatojnë marrëveshjen me tre faza.

Ceremonia e inaugurimit të zotit Trump mbahet të hënën.

Faza e parë e marrëveshjes përfshin tërheqjen e forcave izraelite nga pjesët e dendura me popullsi të Gazës dhe hyrjen e ndihmave të shtuara humanitare në Gazë, si dhe lirimin e disa palestinezëve që mbahen në burgjet izraelite dhe disa pengjeve që po mbahen nga Hamasi, përfshirë ata me shtetësi amerikane.

“Shqetësimi im është që administrata e zotit Trump nuk do të jetë e interesuar për Gazën pas armëpushimit dhe pas kthimit të pengjeve dhe si rezultat marrëveshja do të jetë asgjë më shumë se ngrirje e konfliktit. Një gjë e tillë do të jetë katastrofale për banorët e Gazës”, thotë analisti Ahmed Fouad Alkhatib nga Këshilli Atlantik.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, si ndërmjetëse thelbësore e marrëveshjes, administrata e Presidentit Biden vazhdimisht e ka përfshirë ekipin e zotit Trump në bisedimet e paqes, duke filluar me takimin në Zyrën Ovale një javë pasi që zoti Trump i fitoi zgjedhjet.

Presidenti Biden e shpalli marrëveshjen të mërkurën.

“Kjo marrëveshje u hartua dhe u negociua gjatë qeverisjes sime, por pjesa më e madhe e saj do të zbatohet nga administrata e ardhshme. Gjatë këtyre ditëve të fundit, ne kemi folur si një ekip i vetëm”, deklaroi Presidenti Biden.

Presidenti i zgjedhur Trump tha se marrëveshja u arrit për shkak të fitores së tij.

Realiteti nuk është kaq i thjeshtë. Por analistët thonë se zoti Trump e luajti një rol me Hamasin dhe me Izraelin.

“Zoti Trump i futi një lloj faktori të frikës këtij procesi që më parë mungonte”, thotë analistja Laura Blumenfeld nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Shtetet e Bashkuara publikisht fajësojnë Hamasin për dështimin e bisedimeve. Por disa zyrtarë izraelitë të sigurisë dhe shumë vëzhgues fajësojnë Kryeministrin Benjamin Netanyahu për bllokimin e përparimin.

Fitorja e zotit Trump mund të ketë ndryshuar kalkulimet e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë analistja Blumenfeld.

“Ai nuk mund ta pozicionojë veten më me dyja palët, siç bënte me Presidentin Biden dhe Kongresin republikan. Netanyahu nuk ka më ku të shkojë, nuk ka më ku të fshihet dhe prandaj e pranoi marrëveshjen sepse nuk mund ta refuzonte”, thotë zonja Blumenfeld.

Trysnia nga Presidenti i zgjedhur Trump mund të ketë krijuar gjithashtu hapësirën që zoti Netanyahu t’u rezistojë ultimatumeve të aleatëve të tij të ekstremit të djathtë, përfshirë Ministrin për Sigurinë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe Ministrin e financave Bezalel Smotrich. Ata kërcënuan se do ta braktisin koalicionin qeverisës nëse arrihet marrëveshja e armëpushimit. Që të dy votuan kundër marrëveshjes, por mbetet e paqartë nëse do të largohen nga qeveria./ VOA

Video

Ky është moment i shpërthimit të zjarrit në një resort turistik në Zvicër duke shkaktuar një tragjedi të rëndë me viktima e të plagosur. Nga pamjet, zjari ka shpërthyer rreth orës 01:30 të mëngjesit në lokalin “Le Constellation”, një bar-restorant shumë i frekuentuar nga të rinjtë në zonën turistike të Crans-Montana, teksa njerëzit po festonin vigjiljen e vitit të ri. Sipas burimeve policore dhe spitalore, bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të vdekur dhe afërsisht 100 të plagosur, shumica me djegie të rënda.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u panë duke ndjekur festimet e Vitit të Ri dhe fishekzjarret jashtë resortit të Trump në Mar-a-Lago, Florida, gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit 2025.

Në kryeqytetin e Italisë, Romë, është mbajtur edhe këtë vit tradita e njohur “Tuffo nel Tevere” (Hidhu në Tiber), e cila zhvillohet pa ndërprerje që nga viti 1946. Si çdo vit, pjesëmarrësit u hodhën simbolikisht në lumin Tiber, duke shënuar vazhdimësinë e një prej riteve më karakteristike të qytetit. “Tuffo nel Tevere” mbetet një simbol i gjallë i trashëgimisë kulturore romake dhe i lidhjes së qytetit me lumin që e ka shoqëruar ndër shekuj.

Digjet kisha në Holandë/ Amsterdam, një zjarr gjatë natës së Vitit të Ri ka shkatërruar Vondelkerk, një kishë monumentale në stil neogotik në skaj të parkut Vondelpark. Nuk ka të lënduar. Zjarri, që nisi nga këmbanat, shkaktoi shembjen e kullës. Disa banesa përreth u evakuuan për shkak të rënies së mbetjeve të ndezura. Shkaqet janë ende të panjohura; dyshohet për fishekzjarrë. Ndërtesa, e ndërtuar në vitin 1872, është përdorur si kishë katolike deri në vitin 1977; më pas është kthyer në një hapësirë për evente dhe koncerte.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme