Lifestyle 21 Shkurt 2025, 21:02 Nga VNA

 A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

Ndaje në Whatsapp
 A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se

  • Siç njofton korrespondentja Dora Mekouar, inteligjenca artificiale po ndihmon në zbulimit të kancerit të gjirit, duke e rritur shkallën e zbulimit në mbi 17 për qind.

Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur përdorin inteligjencën artificiale për të ndihmuar në leximin e rezultateve të mamogramit. Siç njofton korrespondentja Dora Mekouar, inteligjenca artificiale po ndihmon në zbulimit të kancerit të gjirit, duke e rritur shkallën e zbulimit në mbi 17 për qind. Kur mjekët përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar mamogramet e mbi 460,000 grave në Gjermani, ata arritën të zbulojnë një rast më shumë kanceri për çdo një mijë gra, krahasuar me rastet kur analizoheshin vetëm nga mjekët, sipas hulumtuesve. Studimi i publikuar në revistën ‘Nature Medicine” është studimi më i madh i realizuar ndonjëherë, me të dhëna konkrete të pacientëve për ndikimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit të gjirit.

Mjeku Alexander Katalinic ishte autori kryesor i studimit. “Shkalla e zbulimit të kancerit të gjirit është më e mirë dhe kjo është një provë shumë e fuqishme. Dhe bazuar në këto prova, ne duhet të fillojmë të përdorim më shumë inteligjencën artificiale në kontrollet për kancerin e gjirit dhe në fund ky duhet të jetë standardi”, thotë ai. A do të thotë kjo shkallë zbulimi e përmirësuar – në gati 18 për qind – se inteligjenca artificiale është më e avancuar se mjekët në zbulimin e kancerit të gjirit? “Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë leximin e rezultateve nga mjekët deri në një masë. Por çështja është sa larg duam të shkojmë me këtë zhvillim? Kjo nuk është thjesht çështje shkence, por edhe pyetje për shoqërinë. Sa i beson shoqëria inteligjencës artificiale?”, thotë Dr. Katalinic. Inteligjenca artificiale gjithashtu ndihmoi në uljen e rezultateve të pasakta. Inteligjenca artificiale megjithatë nuk arriti t’i zbulojë dot disa raste kanceri. Por sipas rezultateve të studimit, dështimi i mjekëve për të zbuluar kancerin e gjirit ishte 10 herë më i lartë se inteligjenca artificiale. Stefan Bunk është bashkëthemeluesi i kompanisë teknologjike për kujdesin shëndetësor “Vara”, me seli në Berlin, që zhvilloi inteligjencën artificiale e cila u përdor në këtë studim. “Inteligjenca artificiale, përndryshe nga njerëzit, nuk lodhet, apo jo? Dua të them që inteligjenca artificiale punon në të njëjtën formë si në orën 2 të mëngjesit ashtu edhe në mesditë. Prandaj, është gjithsesi një avantazh dhe është gjithashtu edhe një prej arsyeve pse mendoj se ajo arrin të zbulojë rastet e kancerit që mjekët nuk i zbulojnë”, thotë bashkëthemeluesi i kompanisë “Vara”, Stefan Bunk. Ka shqetësime se përdorimi i inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit mund të sjellë si pasojë zvogëlimin e radiologëve të specializuar. “Rastet e ndërlikuara, kur duhet të merren parasysh disa këndvështrime, atëherë ku duhet të flasësh me pacientin janë rastet kur nevojitet ekspertiza dhe kur nevojitet radiologu, prandaj ata duhet të vazhdojnë të trajnohen”, thotë ai. Por ka një anë pozitive sa i përket inteligjencës artificiale. “Inteligjenca artificiale është një mundësi dhe një faktor që duhet të na bëjë më entuziastë për fushën tonë. Radiologët e specializuar do të kenë hapësirën, kohën dhe përqendrimin për t’u fokusuar në raste më të ndërlikuara”, thotë Dr. Wei Tang nga Universiteti i Teksasit. Profesoresha e radiologjisë, Wei Tang nuk ishte e përfshirë në studim, por ajo shprehet optimiste. “Të dhënat janë shumë bindëse. Shkalla e rritur e zbulimit të rasteve të kancerit, zvogëlimi i rezultateve të pasakta dhe ndikimi i mundshëm që këto gjetje të kenë tek mjekët dhe niveli i lodhjes së tyre, janë në përgjithësi shumë, shumë pozitive”, thotë ajo. Tani për tani, bashkëpunimi ndërmjet radiologut dhe inteligjencës artificiale mund të jetë mënyra më e mirë për të kombinuar anët e forta të të dyjave. “Kombinimi i mjekëve me inteligjencën artificiale është shumë më i mirë se sa vetëm mendimi i mjekut”, thotë Dr. Katalinic. Një gjë e tillë mund të çojë drejt rezultateve më të mira për gratë./VOA

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme