Politika 24 June 2026, 20:12 Nga VNA

“Zgjohet” Begaj, Presidenti reagon për herë të parë ndaj protestave në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
“Zgjohet” Begaj, Presidenti reagon për herë të

Pas javësh heshtjeje ndërsa protestat qytetare vijojnë në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me zhvillimet politike dhe shoqërore në vend.

Gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, Begaj iu referua situatës aktuale në kryeqytet, ku prej javësh qytetarë të shumtë po protestojnë duke shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Presidenti theksoi se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një e drejtë kushtetuese, e cila duhet të ushtrohet në përputhje me ligjin dhe normat demokratike.

“Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues dhe neutralitetit kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, deklaroi Begaj.

Kreu i shtetit vlerësoi se konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit kërkojnë angazhim të përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës, shtetit të së drejtës dhe interesit publik.

Në deklaratën e tij, Begaj nënvizoi se do të vijojë të mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit institucional.

Reagimi i Presidentit vjen në një moment kur protestat në Tiranë kanë hyrë në javën e katërt dhe kur kërkesat e protestuesve janë bërë gjithnjë e më politike, duke përfshirë dorëheqjen e kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Megjithëse Begaj nuk mori pozicion mbi kërkesat konkrete të protestuesve, ai dha mbështetje për të drejtën e qytetarëve që të shprehin publikisht dhe në mënyrë paqësore shqetësimet e tyre.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme