Politika 24 June 2026, 08:51 Nga VNA

Detaje nga mbledhja e PS, Rama e pranon: Na mbështet vetëm 49% e votuesve 

Ndaje në Whatsapp

Edi Rama ka pranuar për herë të parë përpara ekipit të tij se mbështetja për Partinë Socialiste është më pak se gjysma e votuesve. 
VNA, verifikoi në dy burime të besueshme këtë deklaratë të kryeministrit. 

"Mbështetja për Partinë Socialiste është 49% e votuesve. Kjo shifër nuk ulet, pavarësisht të gjithave".

Edhe pse burimet saktësuan se Edi Rama e dha këtë shifër si një garanci apo valvul sigurie për stabilitetin e pushtetit të tij në çdo rrethanë, ky pohim në vetvete dokumenton se kryeministri e pranon se është pakicë, pavarësisht se manovrat elektorale i garantojnë atij pushtet të fortë.

Megjithëkëtë, në një reagim gati kaotik, me goditje nga brenda e jashtë partisë, dhe me 5 orë mbledhje ku ju mbajti referat leksione mllefi e kritike, Edi Rama po provon se po vepron në panik, dhe se nuk ka një dorë strategjike që të menaxhojë krizat e tij si dikur.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme