Politika 24 June 2026, 13:55 Nga VNA

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E mirëkuptoj në hallin që ka

Ndaje në Whatsapp

fvdfvd.png

Ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj, ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për mediat, Goxhaj deklaroi se sulmet e kreut të qeverisë ndaj tij dhe grupit koordinator të protestave ishin të pritshme.

“Unë e mirëkuptoj Ramën në hallin që ka, dhe nuk merrem as me Ramën dhe as me ata që ka lëshuar Rama dhe që ka Rama përreth. Rama do shkojë tek shpifjet, do shkojë tek gjithçka, do shkojë tek akuzat, nuk ka dallim. Do shkojë tek nëna, tek motra, tek babai, do merret me të gjithë, do merret me të gjithë familjet, timen por edhe të atyre që janë tek grupi koordinator. Të gjithë do i sulmojë”, u shpreh Goxhaj.

Më tej, ai i bëri thirrje anëtarëve të grupit koordinator që të ruajnë qetësinë përballë këtyre reagimeve, duke përdorur një metaforë se “qeni që të kafshon në rrugë, nuk mund t’i kthehemi duke e kafshuar dhe ne”.

“I bëj thirrje grupit koordinator që ta ketë parasysh kur ecën në rrugë, gjithëkush ecën në rrugë, i ka qëlluar të eci në rrugë, në rast se të kafshon një qen, ti çfarë bën? Kthehesh e kafshon dhe ti qenin?”, tha ai.

Deklaratat e Goxhajt vijnë pas një reagimi të mëhershëm të kryeministrit Rama, i cili e cilësoi atë si “manipulator, gjysmë taleban e gjysmë mitoman” dhe publikoi një mesazh që, sipas tij, i ishte dërguar nga një qytetar ku përdorej gjuhë fyese ndaj tij. Po ashtu, përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste u përfshinë në reagime publike kritike ndaj Goxhajt pas prezantimit të kërkesave të protestës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme