Politika 24 June 2026, 10:51 Nga VNA

Përfundon mbledhja e PS-së, zbardhen porositë e Ramës për drejtuesit politikë në qarqe

Ndaje në Whatsapp
Përfundon mbledhja e PS-së, zbardhen porositë e Ramës

Në selinë e Partisë Socialiste u zhvillua një mbledhje rreth 60-minutëshe me drejtuesit politikë në qarqe dhe disa ministra, ku është diskutuar mbi organizimin e brendshëm të partisë dhe menaxhimin e problematikave të qytetarëve.

Kryeministri Rama ka theksuar nevojën që fokusi kryesor i punës së strukturave të jetë te shqetësimet e qytetarëve dhe zgjidhja e tyre në terren, duke nënvizuar rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë dhe jo zëvendësimin e tij nga aktiviteti në rrjetet sociale apo hapësira digjitale.

Gjatë takimit është diskutuar edhe nevoja për një koordinim më të shpejtë mes ministrave, deputetëve dhe administratës, me qëllim adresimin më efikas të problematikave që ngrihen nga qytetarët në qarqe. Në këtë kuadër, është përmendur edhe forcimi i rolit ndërmjetësues mes niveleve të ndryshme të përfaqësimit politik dhe ekzekutiv.

Po ashtu, vëmendje i është kushtuar edhe komunikimit publik dhe aktivitetit në rrjetet sociale, ku është kërkuar që drejtuesit politikë dhe ministrat të jenë më aktivë, në një kohë kur debati publik dhe protestat po zhvendosen gjithnjë e më shumë edhe në hapësirën digjitale.

Ndërkohë, mësohet se pas kësaj mbledhjeje ka vijuar një tjetër takim në selinë e PS-së me ekipin digjital të partisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme