Politika 24 June 2026, 14:59 Nga VNA

SPAK e akuzon se vodhi fondet e rrugëve, Erjon Isai shkon në Kuvend dhe kërkon të marrë nën kontroll mjekët e mësuesit e Kolonjës

Ndaje në Whatsapp

Ndonëse SPAK e ka hetuar dhe e ka dërguar në Gjykatë si përgjegjës për vjedhjen e fondeve për ndërtimin e rrugëve në Ersekë, kryebashkiaku Erjon Isai e ndjen veten kompetent për të shkuar në Kuvend e për të dhënë mend se si duhet të bërë reforma e re territoriale. 

Ai u paraqit pa asnjë ndrojtje para Komisionit të Reformës Territoriale dhe veç të tjerash kërkoi që bashkitë të marrin në varësi: mësuesit, mjekët dhe infermierët. 

Një pjesë nga propozimet e tij sot: 

Bashkia Kolonjë është një bashki shumë e vogël dhe nga më të prekurat nga lëvizjet emigratore. 

Reforma dha rezultate të jashtëzakonshme. Nuk ekzistonin çerdhe në të 6 komunat dhe të dy qytetet. 

Sot ne kemi një çerdhe, kopësht që ofrojnë shërbim dinjitoz, edhe me ushqim për fëmijët e Kolonjës. 

Shumë kompetenca na u dhanë me buxhet shumë të ulët ose zero, përfshirë dhe kompentencat për rrugët rurale. 

Jemi përgjegjës për infrastrukturën e shkollave dhe qendrave shëndetësore, por nuk kemi asnjë kompentencë nëse mësuesit shkojnë në punë apo jo. 

Do të ishte fantastike nëse reforma e re na jep kompetenca në këto drejtime. 

Kemi faj ne pse njerëzit kanë ikur nga fshati, jo njerëzit që ikin nga fshati. 

Decentralizoni plotësisht shërbimin shëndetësor. Edhe nëse unë e di sot që infermieri në fshat nuk shkon asnjë ditë në punë, nuk kam nga ta di, sepse varet nga drejtori rajonal në Elbasan. 

Nuk ka asnjë logjikë. Drejtori rajonal në Elbasan nuk e kontrollon dot fshatin Luarasi. 

Zyrat arsimore të jenë në varësi të bashkive, bashkë me spitalet bashkiake. Ministritë të kontrollojnë politikat arsimore e shëndetësore, por jo menaxhimin. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme