Politika 3 May 2024, 18:22 Nga VNA

U zbulua se ishte thirrur nga SPAK dhe nuk kishte shkuar me dëshirë, Erion Veliaj bllokon lajmin e VNA.al

Ndaje në Whatsapp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i njohur tashmë për propagandën me video të gatshme që bën në zyrat e tij për mediat që i ka blerë, frikësohet kur gënjeshtrat që hedh në publik i çmontohen. Rasti i fundit ka ndodhur me lajmin e publikuar nga VNA.al, ku përgënjeshtronte kryebashkiakun Veliaj, se nuk kishte shkuar në SPAK me dëshirën e tij, por kishte fletëthirrje nga prokurori për t’u pyetur lidhur me procedurat e inceneratorit të Tiranës.

Kjo e vërtetë ka mjaftuar që kryebashkiaku i Tiranës të vërë në lëvizje të gjithë enturazhin e tij të propagandës që ta bllokojnë si lajm.

Pas 8 orësh marrje në pyetje, kryebashkiaku i Tiranës për herë të parë pas shumë kohësh u përballë me gazetarët. Siç e ka zakon tashmë, nuk nguroi që të gënjente sërish duke thënë se mezi kishte pritur të shkojë të flasë në SPAK, duke lënë të kuptohet që kishte shkuar me vullnetin e tij në prokurorinë e posaçme.

Këtë gënjeshtër e përgënjeshtroi gazetarja Klodiana Lala e cila publikoi dokumentin zyrtar ku thuhej qartë që Veliaj, ndryshe nga sa pretendon që ka shkuar me dëshirë për të folur në SPAK, ishte thirrur për t’u paraqitur.

Dhe sado të mundohet të bllokoj lajme që nuk i pëlqejnë atij, të vërtetat nuk i mbulon dot. Për këtë po ju sjellim më poshtë dokumentin e plotë:

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme