Politika 2 May 2024, 18:16 Nga VNA

“T’i pres veshët. Do merret shteti me ty”, Ulsi Manja kërcënon në Kuvend Agron Shehajn

Ndaje në Whatsapp
“T’i pres veshët. Do merret shteti me ty”, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi sot hapur në Kuvend deputetin e pavarur Agron Shehaj, duke i thënë se “shteti do të duhet të merret seriozisht me ty” dhe se “do të t’i pres veshët”.

Kërcënimi erdhi pasi deputeti Shehaj në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë se me amnistinë penale nuk do të liroheshin zyrtarë të korruptuar.

“Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në emër të qeverisë, deklaroi në këtë përlament në mënyrë tekstuale; që nuk do përfitojnë nga amnistia asnjë i dënuar nga GJKKO-ja dhe asnjë i dënuar për korrupsion. Po e citoj: “Amnisti që s’do ketë, jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO. Ministri gënjeu me paturpësine me të madhe.” – u shpreh Agron Shehaj.

Sipas Shehajt, duke u nisur nga reagimi i SPAK, amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë, ndërsa për Ulsi Manjën tha se me mazhorancën dha një mesazh të qartë për SPAK-un.

“Ky është një mesazh për spakun; Ju i kapni, ne i lirojmë.” – u shpreh Shehaj.

Pas këtyre akuzave ministrit të drejtësisë nuk e mbajtën nervat. Teksa Shehaj i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja i thotë “t’i pres veshët”.

Më pas merr fjalën për replikë dhe i bën një kërcënim të hapur. “Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty. Do të vijë dita që fytyra jote prej ëngjëlli të dalë ashtu siç është në të vërtetë”.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme