Politika 2 May 2024, 10:59 Nga VNA

Bardhi përplaset me Nikollën/Kërkon llogari nga Rama për Rai 3

Ndaje në Whatsapp
Bardhi përplaset me Nikollën/Kërkon llogari nga Rama për Rai

Në nisje të seancës së sotme plenare Gazment Bardhi kërkoi interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Bardhi kërkon që Rama të japë llogari për ndërhyrjen dhe presionin që bëri ndaj Rai 3 për dokumentarin mbi Shqipërinë.

Sa herë thirret Rama për interpelancë ju e refuzoni sepse ai u ka dhënë urdhër dhe ju keni frikë. Unë nuk bie dakord me këtë vendim tuajin. Do të duhet të jetë seanca që vendos me votë nëse do të asgjësojë me votë një mekanizëm kontrolli të opozitës ndaj ekzekutivit. Ju keni edhe frikë t’i përmendni emrin Ramës, por Kuvendi nuk duhet të ketë frikë që ta thërrasë në seancë dhe as kryeministri nuk duhet të ketë frikë që të vijë.

Kërkesa e tij nuk është plotesuar nga kryetarja e Kuvendit, Nikolla e cila nuk e ka lejuar të flasë. Bardhi bllokoi foltoren duke mos lëvizur derisa mori fjalën.

Nikolla e paralajmëron me masë, se do e përjashtonte nga seanca.

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme