Politika 30 April 2024, 17:32 Nga VNA

Protestuesit e opozitës hedhin sende të forta drejt godinës së Bashkisë Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Protestuesit e opozitës hedhin sende të forta drejt godinës

Protesta para bashkisë së Tiranës ka agravuar. Pas hedhjes së flakadanëve, protestuesit po hedhin edhe gurë dhe sende të forta drejt godinës së institucionit.

Protesta është shoqëruar edhe me përplasje midis protestuesve dhe forcave të rendit që janë bërë gardh para bashkisë.

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që të hyjnë në zyrat e tyre në bashki, por kjo sipas tyre nuk është lejuar nga bashkia.

Deputetët kërkuan nga policia që të tërhiqej dhe të mos konfrontohej ndërsa një kërkesë është bërë edhe drejt protestuesve që ata të mos hedhin gurë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme