Politika 30 April 2024, 06:35 Nga VNA

Veliaj paraqitet në Spak. Ja ç’pritet të ndodhë me akuzat ndaj kryetarit të bashkisë

Ndaje në Whatsapp
Veliaj paraqitet në Spak. Ja ç’pritet të ndodhë me

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet sot në SPAK. Ende nuk dihet për çfarë do të pyetet, por burimet për mediat thonë se arsyet lidhen me dy dosjet famoze, e para ajo e inceneratorëve dhe e dyta dosja "5D", të cilat kanë kulmuar me arrestimin e njerëzve të të gjithë komandës drejtuese të Bashkisë Tiranë me rreth 9 drejtorë dhe disa zyrtarë të tjerë.

Pritet që SPAK-u të ketë veprime të tjera në lidhje me drejtorët dhe bashkëpunëtorët e Veliajt, të cilët po hetohen për çështjen e inceneratorëve. Gjithashtu janë thelluar edhe më tej hetimet për dosjen "5D".

Gjithashtu Erion Veliaj ka qenë i thirrur për t’u paraqitur në SPAK edhe para disa javësh, por arsyet shëndetësore, siç ishte operacioni i tëmthit pas arrestimit të drejtorëve, ka bërë që Veliajt t'i shtyhen paraqitjet. Një fletë e dytë thirrjeje ka shkuar te kryebashkiaku, duke i caktuar afatin për t’u paraqitur dhe për t’u pyetur nga SPAK-u.

Prokurorët e SPAK-ut mesa duket kanë mundur të sigurojnë fakte dhe prova, të cilat implikojnë edhe kryebashkiakun, Erion Veliaj, në çështjen e inceneratorëve dhe të dosjes "5D", jo vetëm për faktin se ai ka qenë një person në dijeni të gjithçkaje ç’ka ndodhur, por dyshohet edhe për veprën e "shpërdorimit të detyrës" dhe "korrupsionit".

Veliaj prej disa vitesh ka qenë një nga “avokatët” kryesorë të aferës së inceneratorëve. Ai e mbronte me pathos dhe deklaronte se ishte një investim i suksesshëm, si dhe ka detyruar drejtorët e tij të firmosin një kontratë shtesë mbi kontratën koncesionare të inceneratorëve, siç është ajo e dherave, e cila ka kapur vlerën marramendëse.

Deri tani SPAK-u mesa duket ka mundur të sigurojë informacione zyrtare se këto fonde janë përdorur në mënyrë abuzive.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme