Politika 29 April 2024, 15:56 Nga VNA

Investigimi i RAI3/ Bardhi në Kuvend: Nuk ka sulmuar Shqipërinë, por ka nxjerrë të vërtetat e qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Investigimi i RAI3/ Bardhi në Kuvend: Nuk ka sulmuar Shqipërinë,

Investigimi i Rai3 u bë objekt debate edhe në seancën e sotme në Kuvend. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PD, Gazment Bardhi thotë se Rama i fshihet të vërtetës.

Bardhi u shpreh se Kuvendi duhet të distancohet nga sjelljet e Edi Ramës ndaj medias italiane Rai3.

Sipas Gazment Bardhit, investigimi i emisionit “Report” në RAI3 nuk ka sulmuar Shqipërinë, por ka nxjerrë të vërtetat e qeverisë së Ramës.

Bardhi: Ky i fundit ka vendosur të fshihet nga e vërteta dhe nga qytetarët. Ky kuvend duhet të distancohet nga sjelljet e Edi Ramës ndaj medias RAI 3. Ish këshilltari i Ramës, ish magjistrati italian Mandoi na pohoi atë që kemi thënë që anëtarët e mafies kanë përfaqësuesit brenda institucioneve shtetërore. E vërteta nuk turpëron Shqipërinë, por Edi Ramën.

Ky investigim nuk ka sulmuar Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat e qeverisë së Ramës që ka treguar në këto 11 vjet se e ka fuqizuar krimin e organizuar dhe ka dëmtuar qytetarët e ndershëm.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme