Politika 30 April 2024, 15:39 Nga VNA

Fijet e LSI që priten dhe lidhen me Veliajn

Ndaje në Whatsapp

Në politikën tonë 34 vjeçare, jemi mësuar tashmë me teatrin e politikanëve tanë të cilët para kamerave zihen e çfarë nuk thonë, ndërsa pas tyre gjejnë gjuhën e bashkëpunimit si të jenë nga e njëjta familje. I tillë është edhe rasti i Erion Veliajt të bashkisë Tiranë me familjen Meta-Kryemadhi i partisë së lirisë, ose ish LSI.

Nuk ka njeri që nuk e mban mend opozitarizmin e Monika Kryemadhit në kohën kur rëzultonte ajo kryetare e LSI-së, dhe që spikati me “rezistencën” kundër shembjes së Teatrit Kombëtar nga Erion Veliaj. Rezistenca e saj kulmoi deri në shoqërimin në polici. Ajo ndoshta parandalimin e shembjes së Teatrit nuk ia arriti, por ndërtimin e të riut do ta bëjë, pasi mesa duket Erion Veliajt i ka ardhur keq për sakrificën e Monës.

 

Bashkëpunimi Veliaj-Kryemadhi.

 

Në këtë dokumentin e pronësisë të një trualli në rrugën Mjull-Bathore, në Bashkinë Tiranë, pronarët janë: Fatime Kryemadhi (nëna e Monika Kryemadhit) me 12.2%, Monika Kryemadhi me 17% dhe shoqëria AGI KONS me 70.8%.

 

 

AGI KONS është në pronësi të Gentjan Sulës, i cili është konsideruar nga mediat si oligark qeveritar, përfitues i parave publike me vlerë qindra milionë euro. Shumicën e tenderave që i ka marrë me procedura të dyshimta, janë nga bashkia Tiranë.

AGI KONS në bashkëpunim me një subjekt tjetër, kanë marrë nga Veliaj tenderin për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, faza 1, me vlerë 18.5 miliardë lekë. Çuditërisht, bashkëpronarja e tij në pasuri të paluajtshme, Monika Kryemadhi, ishte një nga protestueset e mëdha kundër prishjes së teatrit dhe që u arrestua “dhunshëm” nga policia ditën e prishjes së tij. Për më tepër, tenderi është shënuar me flamur të kuq nga Open Data, me mbishkrimin e skualifikimit të të gjithë opeatorëve konkurrues përveç fituesit. Që mesa duket Veliaj e kishte qepur me porosi për bashkëpronarin e Kryemadhit.

Momenti i arrestimit të Monika Kryemadhit në protestën për Teatrin

 

Por prokurimet e dhëna nga Bashkia Tiranë për AGI KONS nuk mbaojnë këtu. Pasi shoqëria në fjalë ka marrë edhe tendera të tjerë nga Veliaj. Ndër prokurimet e fituara është edhe ai për rehabilitimin e parkut rinia me më shumë se 1 miliardë lekë. Gjithashtu tenderin për përmirësim furnizimi me ujë për zonën te “Kodra e Diellit” me vlerë 357 milionë lekë, ku vet Kryemadhi është banore aty.

 

Lidhja e këtyre fijeve me njëra-tjetrën, të bën të habitesh kur dëgjon zellin e sulmeve dhe deklaratave të Kryemadhit dhe bashkëpunëtorëve të saj në PL kundër kryebashkiakut Veliaj, apo të Veliajt kundër PL. E bëjnë për show mediatik, apo për të mbuluar pazaret korruptive me taksat e qytetarëve, njëra nga këto është e sigurt. Por shpjegime do u duhet t’u japin hallit që i ka zënë me prokurorët e SPAK-ut, të cilëve u paraqiten me rradhë, në mëngjes Veliaj dhe në drekë Kryemadhi.

 

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme