Politika 30 April 2024, 14:57 Nga VNA

Pas 8 orësh, Erion Veliaj del nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
Pas 8 orësh, Erion Veliaj del nga SPAK

Pas pothuajse 8 orësh, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përfunduar seancën e marrjes në pyetje në SPAK. Në dalje, edhe pse nuk dha shumë detaje, Veliaj u shpreh për gazetarët se është pyetur edhe për inceneratorët, duke theksuar se aty ishte në cilësinë e bashkëpunëtorit.

“Falenderoj kolegët e SPAK, një institucion që unë nuk kisha pas të bëja më parë. Pas këtij takimi më ka krijuar bindjen që është bërë një investim persë mbari në Shqipëri. Isha me dy kolegë hetues, profesionistë dhe unë them që ne duhet ti forcojmë institucionet. Isha këtu si bashkëpunëtor. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Sigurisht që u thanë edhe disa detaje të tjera. Kolegët hetues më kërkuan që disa detaje të mos bëhen publike për gazetarët për shkak të sekretit hetimor. Armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar” - tha Veliaj

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme