Politika 30 April 2024, 18:54 Nga VNA

Veliaj sërish gënjeu, godina që i ka kaluar në përdorim SPAK-ut është në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë

Ndaje në Whatsapp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, në një intervistë për mediat javën e kaluar, u shpreh se do ja kalonte SPAK-ut godinen e ujësjellësit, godinë që ndodhet pëballë Prokurorisë së Posaçme. Më poshtë po ju sjellim deklaratën e Veliajt:

“Ju kujtoj se ish-ndërtesa e Ujësjellësit iu dhurua SPAK-ut nga Bashkia e Tiranës, që kolegët e BKH-së të punojnë në kushte njerëzore sepse s’mund të kesh një institucion, i cili duhet të përfaqësojë drejtësinë, që të ulen si në shkollat e Tiranës që gjeta unë para disa vitesh, me 5 veta në një zyrë dhe dosjet kapicë. Edhe drejtorët që sot duhet të japin shpjegime para SPAK-ut, në 1 mijë punë të mira që kanë bërë, qoftë edhe për një punë që ka nevojë të sqarohet, kanë qenë bashkëpunues” - u shpreh Veliaj.

Por edhe në këtë rast Veliaj ka gënjyer. Kjo pasi në një kërkim të thjesht që ka bërë VNA.al, rezulton që godina ështe në administrim të Ministrisë së Drejtësisë që në maj të 2023 dhe këtë e vërteton vendimi më poshtë.

Mesa duket frika nga hetimet e SPAK, nuk e kanë bërë Veliajn të heq dorë nga gënjeshtrat.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme