Politika 2 May 2024, 11:57 Nga VNA

Interpelanca me Ballën, Salianji: 500 mijë euro për emërimin e shefave

Ndaje në Whatsapp
Interpelanca me Ballën, Salianji: 500 mijë euro për emërimin

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në interpelancën me ministrin Taulant Balla foli për rastin ku bashkëshorti i ministres Ibrahimaj plagosi vartësin e të shoqes.

"A ka ministra në dijeninë tuaj që përdornin telefonat Sky? Ngjarje e rëndë e pa raportuar është që bashkëshorti i një ministre, i bën një punonjësi të ministrisë së Financave, për shkak të pozicionit të punës, që i kërkon që të dorëhiqet." tha Salianji

Salianji pyeti ministrin Balla nëse ka informacion se disa ministra marrin 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që dalin në përgjimet e Sky. Deputeti demokrat u ndal dhe te zhdukja e Martinajt.

Ju nuk na thoni dot si parti se po bëjmë namin në policinë e Shtetit se i keni rënë me hunj. Dilni dhe thoni që drejtuesit e policisë janë te grupi i Çiftelisë. Apo vetëm kur ishte koha e PD-së. Zbardhni zhdukjen e Ervis Martinajt, është gjallë apo ka vdekur? E keni në kërkim edhe sot. A keni guxim t’ua thoni familjarëve është gjallë apo jo? Është njoftuar 5 minuta para operacionit policor për arrestimin e tij se siç duket kishte plane të tjera qeveria”

Ministri Balla në interpelancë deklaroi se pastrimi në polici po vijon dhe është jetik.

"Kam menduar që do të vinit më të përgatitur në këtë interpelancë, por në fundit akti më kriminal në vlerësimin tuaj ka mbetur një gozhdë. Sa i përket shqetësimit tuaj lidhur me ecurinë e procesit të vetting, mos harroni që ligj ka përcaktuar kalimin në vetting vetëm të pjesës drejtuese, një trupë prej 300."

Balla i ktheu përgjigje pyetjes për aplikacionet ku hodhi propozimin për mandate 3-4 vjeçare

Sa i përket aplikacioneve që ju përmendet, mund t’ju vë në dispozicion raportin e EUROPOL, ku të gjithë e dimë që asnjë policive të vendeve europian nuk ka rezultuar imune ndaj lidhjes së policisë me krimin. Sa i përket çështjeve të emërimeve, përveç drejtorit të Përgjithshëm që bëhet me propozim të ministrit dhe miratim të kryeministrit, të tjerat bëhen nga drejtori i Përgjithshëm. Në ligjin Policisë së Shtetit ka ardhur koha që drejtuesit e drejtorive vendore ka ardhur koha të kenë mandat 3-4 vjeçar, siç i kanë vendet e tjera, për ti dhënë fund një lëvizje kaotike dhe për të garantuar karrierë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme