Politika 2 May 2024, 18:47 Nga VNA

Bujar Leskaj i “thurr elozhe” Erion Braçes: Je i vetmi ministër i ndershëm i kësaj qeverie

Ndaje në Whatsapp
Bujar Leskaj i “thurr elozhe” Erion Braçes: Je i vetmi

Përveç debateve të ashpra në Kuvend, deputetët e PD së rithemeimit dhe ata të PS, kanë gjetur kohë edhe për disa batuta më njëri tjetrin. Një rast i tillë ishte mes deputetit të PD Bujar Leskaj dhe atij të PS, Erion Braçe.

Leskaj ka replikuar me Braçen, pas fjalës së depuetetit socialist, i cili tha se kjo qeveri e ka të shkruar në ballë “keqqeverisjen, demagogjinë dhe korrupsionin. Mes batutave Leskaj tha se “ministri më i ndershëm i kësaj qeverie ka qenë Erion Braçe”, kjo ka bërë që socialisti të shpërthejë në të qeshura.

“I dashur Erion, kjo qeveria juaj dhe të gjithë ju të tjerët të qeverisë e ka të shkruar në ballë, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion. Cfarëdo të thoni ju dhe të bëni dhe ministri më i suksesshëm në këtë qeveri,  më i ndershmi i të gjithë kohorëve ka qenë një. Erion Braçe, kjo nuk diskutohet. Po ministri më i zoti në këtë qeveri zonja kryetare e di kush është? Është ai Fuga që është bërë  si ajo dora e padukshme që thoshte Smithi, që amplifikon propagandën dhe demagogjinë tuaj. Ne kur vijmë diskutojmë për ligje, ne themi nene ta caktuara, ne bëjmë akuza konkrete, ju thoni fjalë të përgjithshme. E megjithatë i dashur Erion, qeveria juaj, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion” – tha Leskaj.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme