Politika 3 May 2024, 10:42 Nga VNA

Roland Bejko: Demokratët si mish për top. Iu kemi thënë se janë bashkë

Ndaje në Whatsapp
Roland Bejko: Demokratët si mish për top. Iu kemi thënë se

Pas deklaratës së Ylli Rakipit se ka parë Veliajn duke darkuar me Shkëlzen Berishën dhe Çim Pekën, ka reaguar Roland Bejko ku shkruan që ata janë bashkë dhe përdorin demokratët si mish për top.

Bejko shkruan

Një vit më parë në zgjedhjet vendore, e gjithë kohën më pas, ne iu kemi thënë se ata janë bashkë: ditën zihen për demokraci, natën bëjnë pazaret te Kodra e Diellit…

Revolucionet imagjinare dhe molotivët në dyert e bashkisë i kanë sa për të rritur pazarin.

Erion Veliaj, Shkëlzen Berisha dhe gazetari i familjes janë në të drejtën e tyre civile të darkojnë me njëri – tjetrin se kanë punë për të bërë.

Po këta mo, këta që nuk kanë as punë, as kulla, as shpresë si mund të vazhdojnë të jenë ende pas 32 vitesh ushtarë të gatshëm të një famije sunduese duke u përdorur si instrument për të hedhur në dorë lejen e kullës së rradhës?!

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme