Politika 3 May 2024, 12:37 Nga VNA

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi mbeten në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e tyre

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi mbeten në arrest shtëpie,

Gjykata e Posacme e Apelit vendosi të rrezojë kërkesën për revokim mase sigurie për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi.

Të dy mbahen në arrest shtëpie pasi janë nën hetim për korrupsion në procedurat e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

 

Më poshtë vendimi i plotë i Gjykatës:

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 03.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 96 akti, datë 25.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (disponuar mbi kërkesën me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal)”, dhe vendosi:

 

Miratimin e vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme