Kronika 16 December 2024, 22:05 Nga VNA

U zbulua nga mesazhet në Sky ECC, kush është bosi shqiptar që drejtonte trafikun e drogës nga burgu në Greqi

Ndaje në Whatsapp
U zbulua nga mesazhet në Sky ECC, kush është bosi shqiptar

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i zhvilluar në Greqi për goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek. Banda kriminale u identifikua nga policia greke pas analizës së mesazheve të anëtarëve të grupit, të cilët komunikonin mes tyre përmes aplikacioneve të kriptuar Sky ECC dhe Encrochat.

Sipas mediave greke, koka e grupit kriminal është shqiptari Edmond Përbashaj, i njohur me nofkën Mondi, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në burgun e Diavatas. Përbashaj është dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë dhe ka një histori kriminale të theksuar. Ai u transferua në burgun e Diavatas nga ai i Stavrakiout në Janinë pasi u zbulua se ishte në bashkëpunim me persona nga jashtë dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe futjen e parave në burg.

Në korrik, gjatë një operacioni të mëparshëm, disa të burgosur në Diavata i vunë flakën dyshekëve në qeli, për të larguar vëmendjen nga aktivitetet kriminale. Një nga bisedat e zbuluara nga mediat greke tregon Përbashajn duke biseduar me Zv/Drejtorin e Burgut, të cilin e informonte për trafikimin e 100 kg kokainë që pritej të hynte në burg. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar dimensionet e plota të aktivitetit kriminal të grupit.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme