Kronika 15 December 2024, 12:40 Nga VNA

Trafikonte shtetas të huaj për veprimtari të kundërligjshme, arrestohet ukrainasi në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Trafikonte shtetas të huaj për veprimtari të kundërligjshme,

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ka arrestuar shtetasin ukrainas O. K., 24 vjeç, i cili është i përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore.

Ky arrestim është bërë pas hetimeve që treguan se O. K., së bashku me katër persona të tjerë të arrestuar më herët, ka trafikuar shtetas të huaj, kryesisht nga Ukraina, për t’i shfrytëzuar ata për punë të kundërligjshme në Shqipëri.

Ky është një tjetër hap i goditjes së rrjeteve të trafikut të qenieve njerëzore. Materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme