Kronika 14 December 2024, 13:57 Nga VNA

Rezart Veleshnja ndalohet për mashtrim dhe shitje të automjetit të vjedhur, aktori reagon ndaj akuzave

Ndaje në Whatsapp
Rezart Veleshnja ndalohet për mashtrim dhe shitje të automjetit

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, është ndaluar mbrëmjen e së enjtes nga policia, pas akuzave për mashtrim dhe shitje të një automjeti që ia kishte marrë shokut të tij. Sipas policisë, Veleshnja ka përdorur makinën e shtetasit Y. T. dhe më pas ia ka shitur atë një personi tjetër për një shumë prej 2 mijë euro.

Pasi u ndalua, aktori reagoi publikisht, duke dhënë versionin e tij të ngjarjes. Ai tha se makina ishte humbur dhe se ai thjesht e kishte përdorur atë. Sipas tij, “Nuk ka asnjë gjë këtu, ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por nuk kam lidhje më atë makinë pasi e kam hequr.”

Ngjarja ka filluar pas një debati mes Veleshnjës dhe mikut të tij, i cili vendosi ta denoncojë për mashtrim. Pas hetimeve, policia ndërhyri dhe ndaloi aktorin, i cili tashmë do të përballet me akuzat në drejtësinë penale.

Ky incident vjen pas një periudhe pauze nga televizioni, ku Rezart Veleshnja kishte marrë pjesë në edicionin e fundit të “Big Brother Vip” në Kosovë, por u përjashtua pas vetëm një muaji për shkelje të etikës, duke përfshirë ngacmime seksuale dhe fyerje.

Aktori tashmë pritet të përballet me pasojat ligjore për këtë ngjarje.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme