Kronika 13 December 2024, 19:33 Nga VNA

Flet babai i të plagosurit në Fier: Nuk kisha dijeni për konfliktin, nuk do ta çoj më djalin në shkollë

Ndaje në Whatsapp
Flet babai i të plagosurit në Fier: Nuk kisha dijeni për

Babai i 17-vjeçarit, i cili u plagos nga një bashkëmoshatar në një shkollë të mesme në Fier, ka ndarë detaje mbi ngjarjen e rëndë. Ai tregon se kur ka arritur tek djali i tij i plagosur, ka mbajtur duar mbi kokë nga shqetësimi. Sipas tij, nuk kishte dijeni për një konflikt të mundshëm mes të rinjve, dhe nëse do ta kishte ditur, do të kishte reaguar më herët.

“Kam dalë në mëngjes në orën 8 me djalin për të shkuar në punë. Ai shkoi në shkollë, ndërsa unë u nis për punë me familjen. Ndërsa isha duke shkuar, mësuesja kujdestare më telefonoi dhe më tha se djali ishte goditur, por nuk kishte dëmtime të rënda. U ktheva menjëherë dhe shkova në urgjencë. Atje, kur e pashë, mbajta duar mbi kokë nga dhimbja dhe shqetësimi. Nuk isha në dijeni të asnjë konflikti, dhe po të dija, mund të isha reaguar", tha ai.

Babai kërkoi drejtësi dhe më shumë llogaridhënie nga shkollat, duke shprehur pasigurinë e tij për djalin dhe duke thënë se nuk do ta dërgojë më në shkollë derisa të sigurohet për sigurinë e tij. "Unë dua që drejtësia të vendoset, dhe jo vetëm në Tiranë, por edhe këtu. Sot ishte djali im, nesër mund të jetë djali i dikujt tjetër. Nuk kam besim dhe nuk do ta çoj më në shkollë, nuk ka siguri. Policia duhet të jetë atje, ndërsa rojat janë të paefektshme", u shpreh ai.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme