Kronika 15 December 2024, 18:09 Nga VNA

U prek nga meningjiti akut, ndërron jetë 17-vjeçarja nga Durrësi

Ndaje në Whatsapp
U prek nga meningjiti akut, ndërron jetë 17-vjeçarja nga

Spitali Rajonal Durrës bën me dije se ditën e djeshme (14 Dhjetor) është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore 17-vjeçarja me inicialet N.Ç.

Pas diagnostikimit, vajza e re është konstatuar se ishte prekur nga një meningjiti akut.

Në këto kushte ajo është dërguar urgjent për në Tiranë për një mjekim më të specializuar, por ka qenë e pamundur mbajtja e saj në jetë, pasi paraditen e sotme ka ndërruar jetë.

Në bazë të protokollit, në të tilla raste, Drejtoria e Shëndetit Publik udhëzon të gjithë personat që kanë asistuar të ndjerën, personel shëndetësor dhe familjarë të vaksinohen me vaksinën përkatëse./Shqiptarja.com/

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme