Kronika 16 December 2024, 12:16 Nga VNA

Operacion policor gjatë natës në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë: 15 persona të shoqëruar

Ndaje në Whatsapp
Operacion policor gjatë natës në Vlorë, Sarandë dhe

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar gjatë natës nga forcat e Drejtorisë së Policisë Vlorë, në bashkëpunim me ato të Sarandës dhe Delvinës.

Sipas informacioneve paraprake, 15 persona janë shoqëruar nga autoritetet, të cilët dyshohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme, konkretisht për akuzën “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Të ndaluarit janë transportuar me furgonë policie drejt Drejtorisë së Policisë Vlorë, ku aktualisht po merren në pyetje për të zbardhur detaje të mëtejshme mbi rastin.

Deri më tani, policia nuk ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion, ndërsa pritet të ketë zhvillime dhe informacione të reja në orët e ardhshme.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme