Kronika 16 December 2024, 09:57 Nga VNA

Përplasja për mandatin e kryegjyqtares Holta Zacaj përshkallëzohet

Ndaje në Whatsapp
Përplasja për mandatin e kryegjyqtares Holta Zacaj

Konflikti mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për mandatin e Holta Zacaj vijon. Kryegjyatarja Kushtetuese pretendon se duhet të qëndrojë në detyrë deri në fund të vitit 2025 dhe fillimisht refuzoi të mblidhte gjyqtarët për të deklaruar përfundimin e mandatit të saj. Por, pas shpalljes së vakancën nga kryetari i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, me argumentin se mandati i kryetares së gjykatës Kushtetuese, përfundon me 25 mars 2025 dhe sipas ligjit procedura celet 3 muaj përpara, gjyqtarja Zacaj u tërhoq dhe thirri mbledhjen. 8 gjyqtarët kushtetues pritet të mblidhen për të dytën herë ditën e sotme për të vendosur për mandatin e Holta Zacaj, në një kohë që kryetarja e Gjykatës i është drejtuar në të njëjtën kohë edhe Komisionit të Venecias. Mbledhja e parë dështoi, pasi gjytarët kushtetues kërkuan të njihen me të gjitha dokumentat. Nëse mbledhjen e sotme, gjyqtarët nuk deklarojnë përfundimin e mandatit të Holta Zacaj, cënohet skema e përtëritjes së Gjykatës Kushtetuese, duke afektuar dhe mandatet e gjyqtarëve të tjera, por duke u prekur dhe balancat, për shkak të mënyrës sesi zgjidhen gjyqtarët kushtetues; 3 nga Kuvendi, 3 nga Presidenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme