Ekskluzive 16 July 2025, 19:33 Nga VNA

U arrestua si i dyshuar për rrëmbimin e vrasjes e Renis Dobrës, VNA zbardh dosjen e Fation Bushgjokës; u hetua për vjedhje me dhunë të një polici

Ndaje në Whatsapp
U arrestua si i dyshuar për rrëmbimin e vrasjes e Renis Dobrës,

Fation Bushgjoka, një prej autorëve të dyshuar të rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës në Burrel rezulton me rekorde të shumta kriminale. Ai dyshohet të ketë kryer burg në Itali e Zvicër për cështje droge, ndërsa ka patur edhe precedentë të tjerë penalë. Fatjon Bushgjoka u arrestua mbrëmjen e së martës në zonën e Astirit në Tiranë. Dy vëllezërit e tij, Kristi e Aleksandër Bushgjoka u shpallën në kërkim. Ndërsa Petrit Cakrri alias Petrit Hoxha, dëshmitari okular i vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, më 12 shtator 1998 u arrestua në fshatin Golaj të Kukësit. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për akuzat e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim dhe rrëmbimit e mbajtjes peng të personit.

VNA ka siguruar një dosje nga arkivat e ish-prokurorisë së Kurbinit, ku Fation Bushgjoka dhe kushëriri i tij janë hetuar dhe marrë të pandehur për vjedhje me dhunë kryer në bashkëpunim.

Por gjykata e Kurbinit atëkohë i ka dhënë pafajësinë, ndërkohë që vendimi është ankimuar nga prokuroria, e cila ka kërkuar dënimin e Fation Bushgjokës dhe kushëririt të tij me burgim.

Historia rezulton se më poshtë.

Më datë 15.06.2011 rreth orës 23.30, shtetasi Arben D, me detyrë polic në trupën e shoqërimit  nnë Gjykatën për Krime të Rënda ka qenë duke lëvizur me mjetin tij tip benz 200 me targa TR979XXX me ngjyrë krem nga Zogu i Zi për në Kamez. Në Laprakë i kanë nxjerrë dorën dy persona për t’i marrë me makinë.

Ai ka ndaluar dhe dy personat i kanë kërkuar atij tu shërbente si taxi kundrejt një shume 2500 lekë dhe keshtu është bërë. Kur kanë mbërritur në Fushë-Mamurras, kanë lënë autostradën dhe kanë marrë rrugën e asfaltuar që të çon për në fshatin Adriatik. Pasi kanë ecur një pjesë rruge personi që ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit i ka thënë Arbenit të futej pak në një rrugë parcele t’i dërgonte deri afër shtëpisë pasi kishte këmbën e sëmurë. Arbeni ka vazhduar rrugën ku në një moment ata i kanë thënë të ndalohet.

Personi që ishte në sedilen e pare si pasagjer, ka dalë nga makina dhe i ka thënë Arbenit:  “të të orientoj të kthesh makinen”.

Në këto momente ka zbritur edhe personi tjetër që ndodhej në sediljen e pasme. Po kështu nga makina ka zbritur edhe Arbeni.

Personi që ishte ulur në vendin e parë i ka thënë shokut të tij, që ishte ulur, në sediljen e pasme: “Elion a ke lekë të vogla”. Ky është përgjigjur “të shoh”. Në këto momente personi tjetër i ka thënë Arbenit se të ka rënë goma e makinës.

Në momentin kur Arbeni është përkulur për të parë gomën, personi që doli nga sedilja e parë ka nxjerrë nga brezi një levë dhe e ka goditur në kokë. Po ashtu e ka goditur edhe personi tjetër.

Ndodhur në këtë situatë, polici ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e tij të shërbimit për tu vetëmbrojtur, por personi që gjatë lëvizjes me mjet ka qenë ulur në sediljen e parë, i ka marrë pistoletën dhe e ka goditur  përsëri me qytë në kokë. Pastaj e kanë hedhur Arbenin në një kanal me ferra anë rrugës. Polici ka shpjeguar se kur ka rënë në kanal ka bërë si i vdekur që të mos e vrisnin.

Personi bjond që gjatë lëvizjes me mjet ka qenë ulur në sediljen e pasme, i ka thënë tjetrit “a mbarove me të”. Ai i është përgjigjur: “mbarova punë”. Sipas Arbenit, ai po shikonte në toke dhe thoshte  “kam lënë gjurmët e duarve”. Më pas të dy personat, kanë ndezur maminën dhe janë larguar. Gjatë momentit të largimit, Arbeni  thotë në dëshmi se ka dëgjuar edhe krisma arme.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme