Kronika 18 August 2024, 22:42 Nga VNA

U arrestua për një tender 2 milion lekë, Kryekomisar Saimir Rustemi rikthehet shef rendi në policinë e Shkodrës

Ndaje në Whatsapp
U arrestua për një tender 2 milion lekë, Kryekomisar Saimir

Kryekomisar Saimir Rustemi rikthehet shef rendi në policinë e Shkodrës.

"I falenderoj te gjithe ata qe besuan tek une.

Uroj gjithashtu t'ua kthej besimin atyre qe e humben.

ZOTI me udhezofte ne rrugen e drejte!", shkroi Rustemi në faqen e tij në Facebook

Rustemi u arrestua gati një vit e gjysme më parë bashkë me 14 zyrtarë të tjerë të policisë në Shkodër, pasi dyshohej për një tender të rikonstruksionit të komisariatit të Policisë në vlerën 2 milionë lekë. Arrestimi i tij nxiti një valë të fortë reagimesh pasi kryekomisari vlerësohej ndër efektivët më profesionalë dhe që është përballur me shumë grupe kriminale të rrezikshme në Shkodër.

Atëkohë u tha se goditja e tij erdhi pasi zbuloi disa parcela me kanabis e fill më pas u ul në detyrë, pasi u trasferua në sallën operative në Policinë e Dibrës.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme