Kronika 18 August 2024, 11:53 Nga VNA

Kërkon ndihmë nga policia për të gjetur bashkëshorten, 19 vjeçarja kërkonte lumturinë në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Kërkon ndihmë nga policia për të gjetur bashkëshorten,

Rreth orës 20:40 të mbrëmjes së 15 gushtit, Klajdi K., mbërriti në Komisariatin e Policisë së Lushnjes dhe denoncoi humbjen e kontakeve me bashkëshorten e tij.

24-vjecari një ish i dënuar, pa asnjë klasë shkolle që së fundmi punonte në një lavazh, iu tha oficerëve të policisë, se prej mesditës nuk kishte dijeni ku ndodhej gruaja e tij.

Policia pas marrjes së kallëzimit, bëri shpalljen në kërkim të Z.F, 19 vjece.

Pak orë më vonë, Klajdi K., shkoi sërish në komisariat dhe tha se kishte mësuar se gruaja e tij, ndodhej në Tiranë.

19-vjecarja, që po ashtu nuk kishte ndjekur asnjë klasë shkolle, ishte larguar nga banesa bashkëshortore, pasi pretendonte se Klajdi nuk kujdesej për të e për këtë arsye nuk donte të vazhdonte jetesën me të. Për këtë shkak, ajo ishte larguar dhe kishte mbërritur në Tiranë ne shtëpinë e babait të tij.

E reja u paraqit në komisariatin nr.4 dhe pasi dha dëshminë u lejua të largohej.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme