Kronika 22 April 2025, 10:52 Nga VNA

Tuneli i Llogarasë, SPAK sekuestron dokumenta pranë kompanisë Hill International N.V

Ndaje në Whatsapp
Tuneli i Llogarasë, SPAK sekuestron dokumenta pranë kompanisë

SPAK nis hetimet për abuzimet me tenderin për supervizimin e tunelit te Llogarasë. Prokurori i Posaçëm Dritan Prenci ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentave të shoqërisë Hill International N.V.

Zyrat e kësaj kompania ndodhen në një nga kullat në Tiranë dhe hetuesit po bëjnë sekuestrimin e dosjeve.

Për tunelin e Llogarasë ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj ka deklaruar se bëhet fjalë për një aferë korruptive ku është implikuar dhe kryeministri Edi Rama.

Ndërtimi i tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit 2021 përmes një kontrate me vlerë 18.9 mld lekë. Ai ka një gjatësi prej 6 km dhe përbëhet nga tuneli kryesor dhe ai i emergjencës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme