Kronika 21 April 2025, 21:57 Nga VNA

“Ka grup të strukturuar brenda policisë”, Klodiana Lala zbulon detaje nga arrestimi i shefave të policisë rrugore

Ndaje në Whatsapp
“Ka grup të strukturuar brenda policisë”, Klodiana Lala

SPAK arrestoi pak ditë më parë shefin e qarkullimit rrugor dhe shefin e sektorit të aksidentit, për veprën penale të korrupsionit. Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se është goditur një grup i strukturuar kriminal.

“Mendoj se nëse SPAK e ka marrë seriozisht nuk ka goditur policinë rrugore, por një grup të struktuar kriminal që funksionon brenda policisë rrugore. Nesër shefi i qarkullimit rrugor, bashkë me shefin e sektorit të aksidentit, dyshohen sipas SPAK për veprën penale të korrupsionit. Në Tiranë, gruaja e një biznesmeni u përfshi në një aksident me disa të plagosur. Gruaja duhej të arrestohej. Bashkëshorti ka hyrë në tentativë përmes Edison Tabakut, i kanë kërkuar 2 mijë euro. U dorëzua te zyrtarët e policisë rrugore dhe pas provave dhe përgjimit është brë ndalimi i Roven Zeka dhe dy të tjerët.

Kontaktet direkte kanë qenë mes biznesmenit Ergest Vrioni dhe oficerit të policisë gjyqësore. Pastaj ai del në përgjime që thotë më duhen para për shefat lart.

Besoj fort, nisur dhe nga ngjarjet si në komisariatin numër 2, shkarkimi i të gjithë zinxhirit, se si gjobiten apo detyrohen biznesmenët për të paguar për lëvizjen e betoniereve në Tiranë, më bën të besoj se ka grup të strukturuar, një celulë brenda policisë që veprojnë kështu”- tha Lala.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme