Kronika 28 August 2026, 15:36 Nga VNA

Tre vatra zjarri në Gjirokastër, Himarë dhe Maliq/ Flakët rrezikojnë zonat e banuara, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

Ndaje në Whatsapp

fgbfgb.webp

Tre vatra zjarri janë regjistruar këtë të premte në Gjirokastër, Maliq dhe Himarë, duke angazhuar forcat zjarrfikëse në disa zona të vendit. Temperaturat e larta, bimësia e thatë dhe era e fortë po favorizojnë përhapjen e flakëve, ndërsa situata paraqitet më problematike në jug.

Në zonën e Tërbuqit, në Gjirokastër, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe me bar dhe shkurre të thata. Dyshohet se flakët janë shkaktuar fillimisht nga një automjet dhe më pas janë përhapur me shpejtësi. Era ka vështirësuar ndërhyrjen, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të avancojë drejt zonave pranë fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël. Në terren është angazhuar i gjithë efektivi i MZSH-së Gjirokastër.

Një tjetër vatër është aktivizuar në fshatin Vranisht të bashkisë Himarë, ku era e fortë dhe terreni i vështirë po pengojnë punën e zjarrfikësve. Flakët dhe shtëllungat e dendura të tymit janë të dukshme edhe në zonën e Malit të Çikës, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të Vranishtit dhe territorit të Himarës. Situata atje vijon të mbetet dinamike.

Ndërkohë, zjarr është regjistruar edhe në fshatin Plovisht të Maliqit, ku janë përfshirë sipërfaqe me pyje dhe kullota. Dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët e sektorit po punojnë për shuarjen e flakëve. Situata është vendosur nën kontroll, ndërsa vijon puna për fikjen e plotë të vatrës.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë punën për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të tjera.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme