Kronika 28 August 2026, 10:11 Nga VNA

Ergys Agasi del para GJKKO-së, avokati kërkon kohë për dosjen/ Shtyhet seanca për në orën 12:00

Ndaje në Whatsapp
Ergys Agasi del para GJKKO-së, avokati kërkon kohë për

Në Gjykatën e Posaçme nisi seanca për komunikimin e masës së sigurisë për Ergys Agasin, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Agasi u shoqërua nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e bllokut të sigurisë në rrugën “Mine Peza” drejt GJKKO-së. Në nisje të seancës, avokati kërkoi kohë të njihet me aktet e dosjes dhe, për rrjedhojë, procesi u ndërpre për të rifilluar në orën 12:00.

Ergys Agasi u arrestua dy ditë më parë në zonën e Plepave në Durrës, në shoqërinë e Ulian Shpatarakut, ish-zyrtar policie, i besuar i ish-kryepolicit Ilir Proda.

Agasi, i konsideruar si koordinatori mes krimit të organizuar dhe Edi Ramës, akuzohet për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, grup kriminal, pastrim parash, etj. Sipas SPAK, bashkë me biznesmenin Ermal Beqiri kishin krijuar një grup kriminal brenda AKSHI, institucion që e drejtonte Mirlinda Karçanaj, e cila po hetohet po ashtu si pjesë e grupit. Prokurorët thonë se nën kërcënim e dhunë apo pengmarrje detyronin biznesmenët të hiqnin dorë nga tenderat e institucionit dhe milionat kalonin në llogaritë e kompanive të Beqirit apo të kontrolluara prej tij. Beqiri është arrestuar në Francë teksa pilotonte një avion mbi një central bërthamor në Penly.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme