Kronika 27 August 2026, 10:01 Nga VNA

Alarm për bombë në disa institucione në vend, e-mail kërcënues vë në lëvizje Antiterrorin

Ndaje në Whatsapp


Një e-mail kërcënues ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit mëngjesin e sotëm, pasi është dërguar njëkohësisht në adresat elektronike të disa institucioneve në qytete të ndryshme të vendit.

Në mesazhin, që sipas policisë kishte përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, pretendohej se në ambientet e institucioneve ishin vendosur bomba.

Pas alarmit, strukturat e policisë nisën menjëherë kontrollet në institucionet e përfshira. Deri në këto momente, kontrollet nuk kanë zbuluar bombë apo ndonjë lëndë tjetër eksplozive.

Ndërkohë, hetimi është përqendruar te gjurmimi i personit që qëndron pas mesazhit. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese, po punojnë për identifikimin e autorit dhe të adresës nga e cila është dërguar kërcënimi.

Policia e Shtetit deklaron se situata po mbahet nën kontroll dhe u bën thirrje qytetarëve të mos përfshihen nga paniku, ndërsa verifikimet dhe hetimet vijojnë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme