Kronika 26 August 2026, 22:42 Nga VNA

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detajet nga arrestimi i Ergys Agasit: U mbajt nën vëzhgim, evidentohen bashkëpunëtorët që e ndihmuan gjatë arratisë

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Klodiana Lala zbardh detajet nga arrestimi i Ergys Agasit:

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi në Durrës këtë të mërkurë. Sipas Lalës, Agasi ishte mbajtur nën vëzhgim nga forcat operacionale, në koordinim me SPAK, ndërsa gjatë periudhës në arrati dyshohet se fshihej mes Elbasanit dhe Durrësit.

Lala tha se në momentin e ndërhyrjes, forcat operacionale dhe RENEA e kanë rrethuar, ndërsa Agasi nuk ka bërë rezistencë. Sipas informacioneve, ai e ka pasur të pamundur të largohej edhe për shkak të trafikut. Pas arrestimit është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Aktualisht, Agasi po merret në pyetje nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në vijim, ai pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Lala tha se gjatë kohës që Agasi është mbajtur nën vëzhgim, janë evidentuar edhe persona që dyshohet se e kanë ndihmuar gjatë arratisë. Agasi mësohet se ka pasur takime në Durrës dhe Elbasan gjatë periudhës që ishte në kërkim, ndërsa mbetet për t’u sqaruar përse u zgjodh pikërisht mbrëmja e sotme për ndërhyrjen dhe arrestimin e tij.

Bashkë me Agasin u arrestua edhe Uljan Shpataraku, ish-zyrtar i Policisë së Shtetit dhe i konsideruar si person i afërt me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Ndërkohë, vijojnë kontrollet në zonën e Liqenit të Thatë, ku raportohet se kanë banesa si Agasi, ashtu edhe Shpataraku. Hetuesit po kryejnë veprime në kuadër të hetimeve pas arrestimit të dy personave.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka cilësuar më herët Agasin si “eminencën gri” të kryeministrit. Gjithashtu janë ngritur pretendime për ndikimin e Agasit në emërimet në Policinë e Shtetit, përfshirë periudhën kur institucioni drejtohej nga Ilir Proda.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme