Kronika 28 August 2026, 10:25 Nga VNA

Alarm në Durrës, gjendet në rrugë një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë

Ndaje në Whatsapp
Alarm në Durrës, gjendet në rrugë një celular i lidhur

Një objekt i dyshimtë është konstatuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 3 në Durrës, duke vënë në lëvizje Policinë dhe specialistët xhenierë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 09:00 është konstatuar në rrugë një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për verifikimin e rastit.

Për shkak të natyrës së objektit janë njoftuar edhe specialistët xhenierë, të cilët pritet të bëjnë heqjen dhe verifikimin e tij për të përcaktuar se për çfarë bëhet fjalë.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse objekti përbën rrezik apo se çfarë përmban ai.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme