Politika 1 June 2026, 11:24 Nga VNA

Tre ditë pas shpërthimit të protestave, Rama: Në Zvërnec nuk ka ende projekt të miratuar

Ndaje në Whatsapp
Tre ditë pas shpërthimit të protestave, Rama: Në

Kryeministri Edi Rama deklaroi se deri më sot nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar për investimin në zonën e Zvërnecit dhe as një studim të përfunduar të ndikimit në mjedis.

Sipas tij, ajo që është miratuar deri tani është vetëm masterplani, i cili përcakton zonën zhvillimore dhe parametrat urbanistikë të mundshëm të projektit. Rama tha se materialet që qarkullojnë në publik nuk përfaqësojnë një projekt të miratuar, por vizualizime dhe materiale promovuese.

Kreu i qeverisë shpjegoi se pas refuzimit të variantit fillestar, investitorët kanë angazhuar pesë studio arkitekturore ndër më të njohurat në botë, si edhe ekspertë mjedisorë që po punojnë ende për studimin e ndikimit në mjedis. Sipas Ramës, ky studim nuk është përfunduar dhe nuk është paraqitur ende për miratim.

Deklarata vjen tre ditë pasi përplasjet në Zvërnec dhe protestat e mëpasshme në Tiranë e kthyen projektin në një nga çështjet më të debatueshme të ditëve të fundit, ndërsa qeveria po përpiqet të bindë opinionin publik se po protestohet kundër një projekti që, sipas saj, ende nuk ka marrë formë përfundimtare.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme