Politika 1 June 2026, 09:39 Nga VNA

Tre protesta, një mbrëmje: Tirana ndahet mes Nartës, familjes dhe Foltores

Ndaje në Whatsapp

Tirana mund të ketë sot rekordin e protestave të paralajmëruara për të njëjtën mbrëmje.

Në orën 18:00, në Sheshin Skënderbej, janë njoftuar dy protesta të ndryshme: njëra kundër financimit të terapive hormonale transgjinore në sistemin publik shëndetësor dhe tjetra me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, e lidhur me kundërshtimin e projekteve të mëdha të zhvillimit dhe mbrojtjen e territorit.

Sikur të mos mjaftonin këto, në orën 19:00 zhvillohet edhe Foltorja e përjavshme e Sali Berishës, aktivitet që prej muajsh mbahet çdo të hënë dhe që zakonisht shërben si tribuna kryesore politike e opozitës.

Tre tubime, tre mesazhe të ndryshme dhe tre audienca që vetëm pjesërisht mbivendosen. Në një kohë kur shpesh thuhet se qytetarët janë larguar nga angazhimi publik, kjo e hënë po e gjen Tiranën me më shumë protesta dhe takime politike sesa ditë të zakonshme pune. Pyetja është nëse kjo energji do të prodhojë debat publik apo thjesht do të shpërndahet në tre sheshe të ndryshme.

 

 

f920b074-66e7-4ce2-97c2-8a3aab8be3d5.jpge04cdcdf-00b4-4afd-886e-6d59d6b10c43.jpgdd131662-c850-4ffd-8afe-bcd23b4d7912.jpg

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme