Politika 30 May 2026, 20:53 Nga VNA

Andi Mustafaj: Nuk jam jashtë liste por më kanë futur në Këshill Kombëtar me kuotat e Diasporës

Ndaje në Whatsapp
Andi Mustafaj: Nuk jam jashtë liste por më kanë futur në

Pas lajmeve për përjashtimin e tij nga mundësia për të kandiduar për Këshillin Kombëtar, Andi Mustafaj, djali i ish ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj ka reaguar për Euronews Albania në lidhje me këtë lajm. Në një mesazh dërguar drejtueses së emisionit Review, Greta Topjana, Mustafaj thotë se ai është në listën e Diasporës dhe nuk është përjashtuar. 


‘Jam tek lista Diasporës janë miratuar kuotat 15% për Diasporën dhe nuk jam përjashtuar’, ka shkruar ai. 

Andi Mustafaj ishte zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, por pas zgjedhjeve filloi spostimi i tij. Ai dha dorëheqjen nga Forumi Brain Gain dhe në disa dalje mediatike kërkoi riformatim të Partisë Demokratike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme