Politika 31 May 2026, 18:15 Nga VNA

PD publikon listën e fituesve për Këshillin Kombëtar: Jashtë listës Andi Mustafaj, fitues Arkimed Lushaj (Stresi)

Ndaje në Whatsapp
PD publikon listën e fituesve për Këshillin Kombëtar:

Partia Demokratike ka publikuar listën e anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar pas votimit të zhvilluar në Kuvendin Kombëtar të 30 majit 2026 dhe numërimit të votave nga 13 Komisionet e Numërimit.

Nga lista e publikuar mungon emri i Andi Mustafajt, i cili nuk rezulton mes kandidatëve fitues nga votimi i Kuvendit Kombëtar.

Ndërkohë, mes fituesve figuron Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi.

Mbrëmë në një emision televiziv, Andi Mustafaj ka deklaruar se pret të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar përmes kuotës së diasporës. Një mundësi e tillë parashikohet edhe në statutin e Partisë Demokratike.

Në njoftimin zyrtar, PD sqaron se lista e publikuar nuk është përbërja përfundimtare e Këshillit Kombëtar. Sipas nenit 44 të statutit, asaj do t’i shtohen edhe 15 për qind anëtarë përfaqësues të diasporës, të cilët do të zgjidhen në një fazë të mëvonshme me propozim të kryetarit të partisë dhe miratim nga Kryesia e PDSH-së.

Partia Demokratike thekson gjithashtu se nga votimi është tejkaluar minimumi statutor për përfaqësimin e të rinjve, duke arritur në 30 për qind të listës fituese, si dhe është respektuar kuota e re për përfaqësimin e grave dhe vajzave.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme