Politika 1 June 2026, 11:11 Nga VNA

Berisha braktis Foltoren për protestën e Koalicionit për Familjen: Terapia për ndryshimin e gjinisë tek 14-vjeçarët është akt kriminal

Ndaje në Whatsapp
Berisha braktis Foltoren për protestën e Koalicionit për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se demokratët pritet të mbështesin protestën e organizuar nga Koalicioni për Familjen, e planifikuar për mbrëmjen e sotme, duke lënë të hapur mundësinë që të mos zhvillohet Foltorja e përjavshme.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha e lidhi mbështetjen për protestën me kundërshtimin e tij ndaj asaj që e cilësoi si përfshirje të terapisë për ndryshimin e gjinisë tek të miturit. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë se po ndërmarrin një hap që, sipas tij, është “kriminal” dhe “një atentat ndaj identitetit njerëzor”.

“Çdo veprim para moshës së përgjegjësisë është një atentat në identitetin njerëzor. Mosha më ideale është 18 deri në 22 vjeç. Të përdorësh terapi për ndryshimin e gjinisë tek 14-vjeçarët është një akt i shëmtuar dhe antiligjor”, deklaroi Berisha, duke shprehur solidaritet me protestën e Koalicionit për Familjen.

I pyetur për hetimin e SPAK lidhur me tjetërsimin e dyshuar të pronave në Zvërnec, Berisha tha se mbështet çdo hetim të Prokurorisë së Posaçme, por shtoi se përgjegjësia kryesore bie mbi shtetin. Sipas tij, qeveria duhet të respektojë detyrimet që burojnë nga dokumentet dhe lejet që vetë ka lëshuar për investitorët, ndërsa pretendimet për pronësinë duhet të trajtohen sipas ligjit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme